NEW/Marrëveshja me CEZ, KLSH padit Damian Gjiknurin, 479 milionë euro dëm

NEW/Marrëveshja me CEZ, KLSH padit Damian Gjiknurin, 479 milionë euro dëm

45
0
Shares

Cështja e kontratës mes qeverisë shqiptare dhe CEZ ka kapërcyer parlamentin dhe institucionet përkatëse. Prej dje në Prokurorinë e Përgjithshme është një padi ndaj ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri e cila është bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

marrevehsja cez shqiperi

Padia bën fjalë për marreveshjen mes CEZ dhe Shqipërisë e cila sipas llogaritjeve të KLSH i ka shkaktuar një dëm Shqipërisë prej 479 milione euro.

KLSH ka depozituar dje padinë ndërsa po sot ka njoftuar per te njejten padi edhe Avokaten e Shtetit, Alma Hicka.

Marrëveshja mes CEZ dhe Shqipërisë i mbështte nga një ligj në parlament i cili ndalon fajëismin për cështje që lidhin CEZ me qeverinë shqiptare në mënyrë që tia dalin të ndalojnë paditë ndaj saj.

Po ashtu nëpërmjet një ligji për marrëveshjen synohej të shkarkohej përgjegjësia nga persona konkretë lidhur me cfarëdo hetimi në të ardhmen për këtë marrëveshje.

Por KLSH nuk ka menduar kështu dhe ka konsideruar një bazë ligjore përmes së cilës Prokuroria e Përgjithshme mund të nisë hetimin.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi dje një vizitë në Pragë me ftesë të kryeministrit cek. Gjatë kësaj vizite nuk u komentua marrëveshja e cila bashkë edhe më cështje të tjera të administrimit të CEZ në Shqipëri ka ngritur një stuhi politike në vend.

faksimile e padise se klsh

Faksimile e padise se KLSH-se

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY