Mund të jetë zbuluar padashje kura e kancerit

Mund të jetë zbuluar padashje kura e kancerit

145
0
Shares

Shkencëtarët mund të kenë bërë një hap shumë të madh përpara në gjetjen e një kure kundër kancerit, raporton gazeta britanike Independent.

Ata kanë zbuluar se një proteinë e malaries mund të jetë një armë efektive kundër sëmundjes së kancerit.

Shkencëtarët danezë po kërkonin për një mënyrë që të mbrojnë gratë shtatzëna nga malaria, që shkakton probleme shumë të mëdha sepse sulmon placentën.

Por ata zbuluan në të njëjtën kohë se proteinat e armatosura të malaries mund të sulmojnë edhe kancerin, çka mund të jetë një hap i madh drejt shërimit të sëmundjes.

Shkencëtarët kanë kombinuar proteinat që përdoren në vaksinat e malaries për të depërtuar në qeliza me një toksinë me vete.

Këto mund të futen në qelizat kanceroze, nga ku lëshojnë toksinën, e cila vret qelizat e dëmshme.

Për vite me radhë, shkencëtarët kanë kërkuar një mënyrë për të shpjeguar ngjashmëritë mes placentës dhe tumorit.

Placenta është një organ, që brenda pak muajsh rritet nga disa qeliza në një organ që peshon rreth 1 kg dhe ofron një embrion me oksigjen dhe ushqim në një ambient relativisht të huaj.

Edhe tumoret janë pak a shumë të ngjashëm, ato rriten në mënyrë agresive në ambiente të huaja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY