Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot, “shpalljen armik”, sipas tij, të ambasadori shqiptar në OSBE. Për Berishën, detyrimi për tu kthyer në Tiranë e ambasadorit Spiro Koç, është një puç institucional i Kryeministrit Edi Rama dhe rrëmbim kompetencash të Presidentit.
Mesazhi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
“Nje akt i mirefillte prej banditi i Edvin Kristaq Rames!
Ai, ne nje akt puçist anti-kushtetues urdheron ditezi Sulejman Bushatin te shpalle armik dhe ti pres rrogen Ambasadorit tone ne OSBE!!
Te dashur miq, keto dite Edvin Kristaq Rama kreu nje puç institucional, ne shkelje te Kushtetutes mori pushtetin e presidentit dhe ktheu ne Tirane duke i prere rrogen, ambasadorit te Shqiperise ne OSBE, z Spiro Koçi, njerit prej diplomateve shqiptar te karrieres me te mire shqiptar.
Kushtetuta e Shqiperise percakton qarte se ambasadori emerohet dhe shkarkohet nga detyra me dekret te presidentit te Republikes.
Por per kreun e juntes se bandave Edi Rama, Kushtetuta eshte thjesht nje rrecke e piset para ambicieve te tij te semura per te patur te gjitha pushtetet. Vetem revolucioni demokratik mund te shpetoje Shqiperine nga kjo junte banditesh e pashoqe ne Europe dhe ne bote!”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/