Credit Suisse: Pasuria e Shqipërisë ra me 3 miliardë dollarë në vitin...

Credit Suisse: Pasuria e Shqipërisë ra me 3 miliardë dollarë në vitin e fundit

79
0
Shares

Raporti vjetor mbi ndarjen e pasurisë në botë, të bankës Credit Suisse, një nga bankat më të mëdha botërore e vlerëson Shqipërinë si një vend që ende nuk ka mundur të dalë nga kthetrat e varfërisë, me të ardhura të ulta të mesme, me një pasuri totale prej 20 miliardë dollarësh me rënie 3 miliardë dollar në vitin e kaluar

Këtu, sipas bankës kemi të bëjmë me një ulje të pashpjegueshme. Në vitin 2013 dhe 2014 kjo pasuri vlerësohej në 23 miliardë dollarë. Pasuria e Shqipërisë rezulton kështu në rënie me 3 miliardë dollarë nga viti 2014 në vitin 2015.

Në të njejtën kohë, borxhi mesatar për frymë të popullsisë së rritur vlersohet në 593 dollarë amerikanë.

Sipas analistëve të bankës së madhe zvicerane, më shumë se një e katërta e popullsisë së rritur rezidente në Shqipëri, saktësisht 25.4% e saj, zotërojnë nga 10.000 deri në 100.000 dollarë pasuri (afro 1.000.000 deri në 10 milionë lekë).

Këtu përfshihen paratë, por edhe vlera e pasurive të tjera, si prona të patundshme, shtëpi apo makina.

Nga ana tjetër, raporti i “Credit Suisse” llogarit se 74.1% e popullsisë së rritur shqiptare ka më pak se 10.000 dollarë pasuri. Vetëm 0.5% e popullisë gëzojnë një pasuri nga 100.000 deri në 1 milion USD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY