Arta Dade midis pesimizmit dhe realizmit: Shqipëria sivjet s’ka shans për hapjen...

Arta Dade midis pesimizmit dhe realizmit: Shqipëria sivjet s’ka shans për hapjen e negociatave me BE

51
0
Shares

Pas takimeve në Berlin të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit të Shqipërisë, kryetarja e këtij komisioni Arta Dade flet për DW mbi marrëdhëniet dypalëshe, reformat, bashkëpunimin në rajon dhe çështjen e refugjatëve.
Pjesë e deklarimeve të Dades, ishte edhe perspektiva e hapjes së negociatave për pranimin e Shqipërisë në BE, në Samitin e dhjetorit. Lidhur me këtë perspektivë të mundshme, Dade ka një qëndrim midis pesimizmit dhe realizimit, sipas së cilës, është e vështirë që Shqipëria sivjet të ketë shansin për hapjen e negociatave me BE.
“Axhenda jonë europiane pa asnjë mëdyshje vazhdon të mbetet gur kilometrik në ecurinë e reformave, të cilat janë të domosdoshme jo thjesht se kërkohen nga BE, por sepse ato krijojnë kushte më të mira për rritjen e cilësisë së jetës së shqiptarëve për ta ndjerë Europën këtu e për të mbajtur gjallë shpresën se ky vend ka perspektivën e anëtarësimit të afërt, e shqiptarëve nuk u duhet të marrin rrugët nëpër Europë si refugjatë. Është e vështirë që Shqipëria të ketë shansin këtë vit të hapë negociatat për anëtarësim përpos progresit që vlerësohet. Vazhdon të mbetet problem fryma konfliktuale e të bërit politikë e qëndrimet e dyzuara sipas përgjegjësive, që politika ka, kur një parti është në opozitë e kur është në mazhorancën qeverisëse. Për çështje të integrimit e reformave madhore kërkohet pjekuri e lartë politike e konsensus si edhe artikulim i njëzëshëm me partnerët, që nuk rreshtin së mbështeturi Shqipërinë në këtë proces. Përdorimi i procesit të integrimit për kapital politik është i dëmshëm, sepse në këtë proces të dy anët e politikës janë të humbura, kur një palë bëhet faktor frenues e mbi të gjitha të humbur janë shqiptarët”, shprehet  Arta Dade.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY