Amarildo Barhani nga Uells, i zënë në dorë 17 kg kokainë- 2.8...

Amarildo Barhani nga Uells, i zënë në dorë 17 kg kokainë- 2.8 milionë stërlina

202
0
Shares
Foto Ilustruese, droge e bllokuar nga policia britanike

Një shqiptar është arrestuar në Uells me 17 kg kokainë të pastër, vlera e së cilës kap shifrat e 2.8 milionë stërlinave.

Amarildo Barhani, 30 vjeç, është prangosur momentin e marrjes në dorëzim të kokainës, nga një korrier rumun.

Marian Croiter, 24 vjeç nga Rumania, kishte mundur të fuste në “Port Talbot”, në Jug të Uellsit, 17 kilogramë kokainë. Droga, nga sa raportohet, vinte nga porti Ostend në Belgjikë.

Prej shumë kohësh, Amarildo Barhani ishte vënë nën survejimin e policisë, e cila po priste momentin e marrjes së drogës nga Marian Croiter, që t’i arrestonte të dy shtetasin në flagrancë.

Rumuni ka pranuar akuzat e trafikut të drogës përpara gjykatës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY