ZBULOHET FOTO E SKEMA/Ja kush do vriste Mimoza Kusarin, porositësi me biznes...

ZBULOHET FOTO E SKEMA/Ja kush do vriste Mimoza Kusarin, porositësi me biznes nafte

50
0
Shares

Prokuroria për Krime të Rënda nis hetimet për vrasësit shqiptar, të paguar për ekzekutimin e kryetares së komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila dhe sekretarin e institucionit të saj.

Policia e shtetit, i ka referuar materialet hetimore për ngjarjen në fjalë, Prokurorisë së Përgjithshme, e cila pasi ka njoftuar autoritet kosovare për këtë skenar vrasjesh e ka deleguar dosjen për hetim. Burimet thonë se njëri nga dy autorët e paguar për të bërë vrasjet, është penduar dhe ka rrëfyer të gjithë skenarin para policisë së shtetit dhe tashmë po ruhet nga agjentët e policisë. Vrasësi i penduar, që kishte marr përsipër ekzekutimin e Kusarit dhe sekretarit të komunës është një 24 vjeçar me inicialet G.N. nga Tropoja, sipas abc neës dhe G. Nokshiqi sipas express.com.

Burimet thonë se i riu, është kontaktuar nga 44 vjeçari A.Shiqerukaj, që tashmë është shpallur në kërkim dhe që mendohet se ishte ndërmjetësi mes bizmenit nga Gjakova dhe vrasësit 24 vjeçar. Burimet thonë, se i riu ka treguar se biznesmeni i njohur në Gjakovë në fushën e hidrokarbureve, ka porositur vrasjen e kryetares së Bashkisë Mimoza Kusari – Lila dhe sekretarin e saj, që dyshohet se ishte personi i besuar i kryetares. Ai ka thënë hetuesve se në takimin me biznesmenin që kishte humbur tenderin e Komunës, ky i fundit i kishte premtuar se për ekzekutimin e sekretarit, njëherazi të besuarit të kryetares së komunës do të paguheshin me 60 mijë euro.

Pas kësaj ngjarje, dy vrasësit do ekzekutonin kundrejt 300 mijë eurove kryetaren e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila. Në rrëfimin e regjistruar nga hetuesit, 24 vjeçari, ka treguar se bashkë me A.Shiqerukajn ka qëndruar dy javë në hotel Jakova, me të gjitha shpenzimet e paguara, kohë kjo për të vëzhguar dhe ndjekur dy objektivët. Sipas dëshmisë, i riu i ka thënë hetuesve se dy pistoletat, një kallashnikov, një snajeper dhe makinën me të cilën lëviznin për të ndjekur objektivët ia kishte siguruar biznesmeni gjakovar.

Në dëshmi thuhet se 4 ditë para se 24 vjeçari t’i dorëzohet policisë së Tropojës, ka tentuar të vrasë sekretarin e komunës në një parking public por për shkak se ishte i shoqëruar me fëmijët nuk e kishin kryer atë. Vetëm 4 ditë pas kësaj ngjarje, i riu është dorëzuar në policin e Tropojës, duke rrëfyer planin dhe më pas është transferuar drejt kryeqytetit ku është marr edhe dëshmia e plot e tij. Burimet thonë se përveç dëshmisë, i riu është dërguar edhe në Kosovë, konkretisht në qytetin e Gjakovës ku ka treguar për hetuesit vendet e qëndrimit, takimet, bizneset e porositësit dhe pseudonimin e tij, pasi nuk i kishte treguar emrin.

Për këtë ngjarje, policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë personal ndaj kryetares së komunës së Gjakovës dhe po heton rastin për të dokumentuar me prova planin e ekzekutimit të numrit 1 të qytetit të Gjakovës. Ndërkohë mësohet se janë shpallur në kërkim nga policia shqiptare e kosovare biznesmeni që tashmë ësthtë identifikuar dhe ndërmjetësi i tij A.Shiqerukaj.
Flamur Vezaj

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY