Ish-kryeministri Berisha tha në një intervistë me Eni Vasilin se akuza që ngriti policia në fillim ndaj Ballist Morinës ka qënë ajo e përgaditjes së atentatit ndaj Vucic. Duke komentuar arrestimin e tij ai tha se arrestimi i tij është montim. “Serbët e donin Morinën si kurban dhe Edi Rama e ka plotësuar me arrestimin e tij një kusht të serbëve. Morina mbajti revole vetëm pse shteti nuk e mori përsipër mbrojtjen e tij”, tha Berisha.
Berisha tha se akush nuk qëndron mbi ligjin. Por nëse ka një shqiptar sot që dihet publikisht që duhet të jetë i mbrojtur është Ballist Morina. Media ka informuar opinionin se një milioner serb në SHBA ka dhënë 1 milionë dollarë për atë që vret Ballist Morinën.
Lidhur me festimet në Tiranë, Berisha ndau ato të tifozëve me të qeverisë. “Ishte i papranueshmë qëndrimi i qeverisë ndaj kuqezinjve, janë institucion i vecantë. Ata skuqnin stadiumet edhe kur shpresa ishte minimale. Rama prishi cdo rregull, la tifozët duke pritur për orë të tëra”, tha ish-Kryeministri.
Më tej ai komentoi edhe Ramën në autobusin e kombëtares. “Rama shkoi në aeroport dhe atje e fishkëllyen. Kjo e tmerroi Ramën dhe ai u strahua në autobusin e kombëtares. Autobusi i ndal te kryeministria pa përshëndetur tifozët. Mëegjithatë fetsa ishte shumë e madhe”, tha Berisha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/