Berisha pas heqjes së vizave për Kosovën Shqipëria dhe Kosova duhet të rishikojnë konceptin e shtetësisë mes tyre. Sipas tij propozimi ka të bëjë që qoftë shqiptarët e Kosovës e qoftë shqiptarët e Shqipërisë të marrin në cast cilëndo shtetësi kur ta dëshirojnë, tha ai gjatë bisedës të zhvilluar me gazetaren Eni Vasili në news24.
Në vijim ish-Kryeministri Berisha tha se qeveritë e dy vendeve po ashtu duhet të rishikojnë regjimin doganor dhe kufitar. Ai propozoi heqjen e tyre ndërsa vlerësoi impaktin e rrugës së Kombit në marrëdhëniet mes dy vendeve. Por tha ai asgjë nuk është kjo cfarë do të ndodhë kur të bëhet hekurudha e Kombit.
Berisha duke komentuar situatën në Kosovë përshëndeti lirimin nga burgu të Albin Kurtit sic theksoi se secili duhet të trajtohet nga drejtësia në mënyrë të barabartë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/