PD, letër Metës: Ke mungesë koherence dhe sinqeriteti politik

PD, letër Metës: Ke mungesë koherence dhe sinqeriteti politik

60
0
Shares

Deputetët e PD kanë kërkuar përfshirjen në programin trejavor tëParlamentit, hetimin ndaj CEZKryetari i Parlamentit, pasi kanë mësuar se Ilir Meta ka shmangur nga programi i punimeve të parlamentit projektligjin për “Për lejimin e hetimit të pavarur ndërkombëtar mbi akuzat publike të ngritura mbi cështjen “CEZ SHPËRNDARJE sh.a.”

paloka faksimile kerkese

Faksimile e kerkeses se PD

Ky ligji u refuzua nga parlamenti pak ditë më parë si kërkesë për shqyrtim të shpejtë por me procedurë normale, diskutimi i ligjit mund të vazhdojë.

Në një letër drejtuar Ilir Metës, kryetari I grupit të PD-së, Edi Paloka shkruan ndër të tjera se është plotësisht ligjore përfshirja e kërkesës në punimet e Parlamentit.

“Edhe pse ju personalisht, në cilësinë tuaj si Kryetar i Kuvendit, votuat pro shqyrtimit me procedurë të përshpejtuar të këtij projektligji, duke vlerësuar në këtë mënyrë, njëlloj si Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, natyrën urgjente që paraqet miratimi i këtij ligji, me keqardhje konstatojmë se në draft Kalendarin e Punimeve të Kuvendit për 3 javët në vijim nuk është përfshirë projektligji.

Mospërfshirja e qëllimshme në Kalendarin 3 javor të Punimeve të Kuvendit e projektligjit “Për lejimin e hetimit të pavarur ndërkombëtar mbi akuzat publike të ngritura mbi cështjen “CEZ SHPËRNDARJE sh.a.”, nënkupton mungesë koherence në veprimet tuaja si Kryetar i Kuvendit, mungesë sinqeriteti institucional dhe politik nga ana juaj në votimin pro shqyrtimit me procedurë të përshpejtuar, si dhe mungesë të plotë të vullnetit politik tuajin personalisht dhe të mazhorancës parlamentare, në zgjidhjen dhe zbardhjen e plotë, të shpejtë dhe të paanshme të aferës “CEZ SHPËRNDARJE sh.a.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY