Hetim për dorën kriminale, përgjegjësit e përmbytjes para ligjit

Hetim për dorën kriminale, përgjegjësit e përmbytjes para ligjit

82
0
Shares

Situata e përmbytjeve në jug të vendit ka qenë sërisht në qendër të vëmendjes të Partisë Demokratike. Deputeti Arben Ristani në një dalje për mediat ka akuzuar qeverinë për neglizhencë ndaj kësaj ngjarje. Edhe pse të mbuluar nga uji dhe balta ka thënë ai, ata nuk kanë parë dhe as kanë takuar qoftë edhe një punonjës, një përfaqësues të bashkive apo të qeverisë. Gjithashtu ai shpreh se qytetarët janë të përmbytur dhe kryeministëri nuk shpreh keqardhje, por merret me ceremoni sportive e kërkon të fitojë me çdo kusht merita aty ku nuk i takojnë.

“Përmbytjet në Fier e në Vlorë, por dhe në zona të tjera të Jugut, janë dramatike jo vetëm për dëmet që kanë sjellë në qindra familje e biznese, por sidomos për faktin se, shkaku kryesor është neglizhenca e qeverisë. Unë takova dje banorë të Fierit e të Vlorës.

Ndërkohë, ministri i bujqësisë, deklaroi se hidrovoret kanë qenë jashtë shërbimit në ditët e reshjeve. Pse? Se nuk kanë pasur energji. Ja ku del njëra dorë e qeverisë. Kjo është një dorë kriminale në fakt, që duhet hetuar me urgjencë dhe përgjegjësit duhet të shkojnë para ligjit për këtë maskaradë që kanë kryer me jetën e me pronat e qytetarëve.

Dora tjetër e qeverisë është kujdesur të heqë fondet e parashikuara për kullime dhe investime në kanalizime. Janë ulur me 25.6 për qind këto fonde, ose janë hequr 5 milionë dollarë, që po të ishin investuar, qindra familje do të kishin shpëtuar nga uji dhe balta.

Qytetarët janë të përmbytur nga uji dhe balta, nga ana tjetër, kemi kryeministrin që nuk shpreh as keqardhje, por merret me ceremoni sportive e kërkon të fitojë me çdo kusht merita aty ku nuk i takojnë. Po ky kryeministër që premtoi se do të investonte 160 milionë dollarë në kullim e ujitje për 4 vite, që nuk do të lejonte përmbytjen e asnjë pëllëmbe tokë, që gënjen paturpësisht dhe thotë se aq sa ka investuar ai, nuk janë investuar në 20 vitet e fundit. E në fakt, populli vuan nga përmbytjet sa nuk ka vuajtur në 20 vitet e fundit të marra së bashku sepse kjo qeveri nuk ka bërë asgjë, ose ajo çfarë ka bërë është lënia pa energji elektrike e hidrovoreve. Asnjë dollar i investuar, asnjë metër kullim. Qytetarët janë në dorë të perëndisë, sepse qeveria dhe Edi Rama nuk e ka mendjen te hallet e tyre, madje duket sikur as me sy nuk e sheh se çfarë ndodh. Partia Demokratike do të kërkojë llogari deri në fund. Ne i nxisim qytetarët të kërkojnë të drejtën e tyre e të evidentojnë dëmet që kanë pësuar. Qeveria u detyrohet dëmshpërblim të plotë dhe të shpejtë, e ne do të jemi në krah të tyre derisa kjo të ndodhë”, ka deklaruar Arben Ristani deputet i PD.

arben_ristani

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY