Ish-kryetari historik i PD-së, Sali Berisha komentoi debatet e fundit në PD duke theksuar se prirja për debat i bën mirë partisë. “Sulmi është sulm dhe debate është debat. Askush nuk duhet të sulmojë por kur je në opozitë është e domosdoshme të bësh debate. Ka një tendencë për të patur debat dhe më shumë mund të ketë. Debati ndihmon shumë funksionimin e partisë por edhe drejtuesit kryesorë. Kryetari ka nevojë të dëgjojë sa më shumë spektër mendimesh. Opozita do të ketë debat. Por sulme të paarsyetuera nuk janë të dobishme dhe asnjë demokrat nuk duhet të bëjë ndaj një demokrati tjetër”, tha ai në intervistën tek Studio e Hapur me gazetaren Eni Vasili.
Berisha tha se një grup i gjerë është në PD me prurje nga bota kademike dhe intelektuale dhe janë në process e sipër të formimit të tyre. Port ha ai PD ka edhe trashëgiminë e saj që për 8 vite në qeveri kanë realizuar reformat më të thella në historinë e këtij vendi. Tani ata janë përballë një agresioni amoral nga qeveria e sotme.
Sipas Berishës, ministra si Ruli dhe Bregu janë njerëz të vlerësuar në PD. Ka një perceptim se një grup të rinjsh janë të distancuar prej tyre por ky është perceptim.
Duke folur për akuzat ndaj Myqerem Tafajt dhe Ridvan Bodes ai tha se Tafaj akuzohet për 800 metra katror që u ka dhënë mysklimanëve por nuke ka bërë ai e kam bërë unë, qeevria, këshilli I ministrave. Ndërsa Bode akuzohet seka llogari në emra të tjerë. Nëse kjo është e vërtetë atëherë hetohet dhe veprohet por nuk mund të jetë një akuzë e tillë, tha Berisha
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/