Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani dhe kreu i degës së PD të këtij qyteti, u ndalën në lagjen “1 Maji” dhe “Sheç i Madh” të qytetit të Fierit, ku dëmet e përmbytjeve janë të pamatshme për qindra banorë e biznese të vogla dhe uji ka mbërritur në disa raste deri në katin e dytë.
Qytetarët e këtyre zonave u akuan për neglizhencën e autoriteteve. Ata thanë se ende nuk janë vizituar nga asnjë përfaqësues i bashkisë apo qeverisë.
Në Vlorë, Ristani u takua me banorë të lagjeve “24 maji” dhe të zonës pranë Kishës Ortodokse, që po vuajnë pasojat dramatike të përmbytjeve.
Qytetarët u shprehën se ka një mungesë totale të vëmendjes së autoriteteve dhe nuk gjen një punëtor të pastrojë, apo një autobot të largojë ujin nga banesat.
Z.Ristani kujtoi deklarimet e Ramës i cili është shprehur se ka investuar në Vlorë aq sa nuk janë investuar në 20 vite, mirëpo realiteti e nxjerr në shesh këtë mashtrim të rëndë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/