FOTO/ Pogradec, bashkëshorti që lumi i mori gruan, tregon si ju shemb...

FOTO/ Pogradec, bashkëshorti që lumi i mori gruan, tregon si ju shemb edhe shtëpia

87
0
Shares

Moti i keq nuk fal për të dytën herë familjen Abrashi në fshatin Vërdovë në Pogradec. Si pasojë e reshjeve dhe daljes së lumit nga shtrati, në shkurt 2015, Monika Abrashin e zuri muri i shtëpisë dhe humbi jetën, ndërsa babai dhe fëmijët jetim sot janë pa strehë si pasojë e shembjes së gjysmës së banesës, mbrëmjen e pardjeshme.
pogradec, shtepia e shemburKryefamiljari Andrea Abrashi në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” tregon për situatën ku ndodhen ai dhe fëmijët jetimë, që moti i keq u mori jo më larg se 9 muaj më parë të ëmën.
“Ishim afër mëngjesit, pa u gdhirë ende, kur dëgjuam pjesën e çatisë të kërciste. Gjithë natën kishte rënë shi pa pushim dhe unë kisha frikë të them të drejtën, pasi më vdiq gruaja në shkurt nga ky i mallkuar lumë. E pashë që uji ishte futur në oborr dhe po rritej niveli pak nga pak. Pastaj dëgjuam çatinë dhe murin e pasmë të shtëpisë që u rrëzua. U trembëm se menduam se na zuri brenda. Mora fëmijët me vrap dhe i nxora përjashta nga frika”.
Për sa i përket strehimit, ai thotë se do të shkojë te të afërmit, ndërsa pret që “Shteti të vërë dorën në zemër”.
“Për momentin do strehohem te ndonjë i afërm se këtu nuk jetohet. Por unë jam i varfër dhe nuk kam fuqi të bëj diçka në këto rrethana. Nuk kam mundësi financiare. Vetëm nëse shteti mund të vendosë dorën në zemër. Unë kam frikë për fëmijët. Nuk di nëse do mund të jetoj më këtu apo jo. Më duket si vend i mallkuar”.
miranda abrashiMe gjithë apelin e tij, Andrea ndjehet i braktisur dhe nuk ka besim se shteti mund ta ndihmojë atë, sikurse që prej tragjedisë së parë, ku i vdiq gruaja, nuk ka marrë ende asnjë ndihmë.
“U jam lutur disa herë, atyre të pushtetit vendor sepse e dija që vjeshta do vinte prapë dhe lumi do ngrihej, por askush nuk më ka ndihmuar. Muri rrethues i oborrit është i ulët dhe unë s’kam lekë për ta bërë të lartë, e rezistent nga rrëketë që zbresin nga mali. Tani më ra dhe gjysma e banesës dhe në pjesën tjetër thuajse nuk jetohet. Nuk di ç’të bëj me fëmijët jetimë që tani kam për t’i rritur. Ju lutem të vendosni dorën në zemër!”, përfundon Andre Abrashi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY