Kandidati për deputet Eduard Ndocaj thotë se në parlamentin e Shqipërisë janë të tjerë gangsterë që shijojnë të lirë dhe të qetë Kuvendin ndërkohë që Mark Frroku nuk ishte si ata dhe nuk bëri asnjëherë si ata.
“Sjellja e Markut në Parlament është për tu marr shembull. Marku nuk ka bërë asnjë sherr, nuk ka sha askënd nga nëna e nuk ka gjuajtur askënd me grusht. Megjithatë, Marku u bë pjesë e një loje ku qëllimi i vetëm ishte burgosja e tij”, thotë ndër të tjera Ndocaj.
Sipas kandidatit lezhjan për deputet, Marku sot është vetmi që po vuan burgun dhe që nuk ka asnjë transparencë me procesin e tij e madje emri i tij është fshirë nga ata që e quanin shok, që hanin darka me të dhe që sponsorizoheshin prej atij kur kishin nevojë. Persona që akuzohen për të njëjtat akuza dhe madje edhe për dhunë prej gangsterësh në Parlament, vazhdojnë të jenë të qetë, të lirë e të gëzojnë Parlamentin.
Unë, kam qenë dhe jam pro drejtësisë, por jo për një drejtësi me dy standarde, ca të Ramës, ca të Metës e ca armiq të dyve e duhen ndëshkuar, thekson Ndocaj.
Simboli i kriminalizimit në Parlament sigurisht nuk ishte Marku e dekrimanilizimi sigurisht nuk u bo duke arrestuar e burgosur atë. Marku u martir i kriminalizimit e dekriminalizimit të politikës së inkriminuar deri në gjenezë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/