Arrestohet Albin Kurti, tensionohet situata në Prishtinë

Arrestohet Albin Kurti, tensionohet situata në Prishtinë

69
0
Shares

Në foto momenti i arrestimit te deputetit te VV, Albin Kurti

Albin Kurti i arrestuar sonte në rrugën Prishtinë-Ferizaj mund të rrezikojë 5 vite burg sipas referimit në Kodin Penal të Kosovës.

Bazuar në nenin 120, i cili përcakton përkufizimet e shprehjeve të përdorura në kod, pika 38 saktëson se çka konsideron armë, ku edhe gazi hyn në kategorinë e armëve.

“Armë – çdo send ose vegël e punuar me qëllim që nën presionin e gazrave, të cilat lirohen gjatë djegies së materieve shpërthyese, elektrike, gazrave nën presion ose energjisë tjetër potenciale, hedhë predha në formë të një plumbi të vetëm, grumbulli prej saçmash, gazi, lëngu, shigjete ose përbërësish të tjerë, që krijohet dhe përdoret për të shkaktuar lëndime trupore ose dëm fizik, qoftë edhe psikologjik, si dhe secili send tjetër, qëllimi kryesor i të cilit është kryerja e sulmit fizik ndaj integritetit fizik të njerëzve ose ndaj pasurisë.”, precizohet në Kodin Penal të Kosovës.

Albin Kurti është arrestuar sëbashku me deputetin tjetër të Vetëvendosjes Glauk Konjufca, por ky I fundit u lirua pasi nuk kishte urdhër arresti për të.

Lëvizja Vetëvendosje njoftoi sonte në një deklaratë të saj për shtyp se në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, Policia ka ndaluar deputetët Albin Kurti dhe Glauk Konjufca së bashku me dy aktivistë të tjerë të Lëvizjes që ishin duke u kthyer nga aktivitetet që kishin në Shkup.

“Në shpërputhje të plotë me ligjin, pa asnjë dokument apo urdhërarrest, Policia po do që t’i arrestojë ata. Rreth 10 policë po i mbajnë të ndalur deputetët dhe dy aktivistët duke tentuar disaherë që t’i arrestojnë ata”, thuhet në njoftimin për media të këtij subjekti politik.

“Pozita ka vendosur që përmes dhunës policore ndaj deputetëve, ta mbrojë “Zajednicën”. Këto veprime të papranueshme do ta tensionojnë situatën, dhe përgjegjësinë për këtë e mbanë pushteti. Shteti policor dhe masat e dhunshme janë të patolerueshme dhe do të shpiejnë në krizë edhe më të madhe në vend”, përfundon ky njoftim.

Ndërkohë disa qindra aktivistë të VV kanë rrethuar stacionin policor në Prishtinë si presion për lirimin e Kurtit.

Arrestimi i Kurtit ndodhi pasi pak ditë më parë hodhi gaz lotsjellës në Parlameënt duke shkatuar disa të lënduar në përpjekje për të bllokuar punimet e Kuvendit si shenjë proteste ndaj nënshkrimit të marrëveshjeve mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY