Vlorë, përmbytjet shkaktojnë viktimën e parë, uji rrëmben rojën 50-vjeçar

Vlorë, përmbytjet shkaktojnë viktimën e parë, uji rrëmben rojën 50-vjeçar

69
0
Shares

Situata e rënduar nga përmbytjet në Vlorë, ka shënuar viktimën e parë në Vlorë. Trupi i pajetë i Luan Qarrit rreth 50 vjeç është gjendur në zonën e Rradhimës ku situata është më problematikja për shkak të reshjeve të ditëve të fundit. Mësohet se viktima punonte si roje dhe dyshohet se rrjedha e ujit e ka marrë para teksa shkonte për në punë.
Policia lokale ka dhënë një panoramë të situatës së përmbytjeve në Vlorë.
Si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm është bllokuar nga rrëshqitja e dherave aksi Radhimë – Orikum. Masive të mëdha guri kanë rënë mbi rrugë, duke shkaktuar bllokimin e saj.
Si rezultat i reshjeve janë përmbytur lagjet “24 Maji”, “Pavarësia” dhe “15 Tetori”. Nga ana e shërbimeve të policisë janë marrë menjëherë masa për evakuimin e 8 familjeve me rreth 25 persona nga shtëpitë që janë përmbytur në këto lagje, ku 3 prej tyre janë dërguar në Spitalin Rajonal për trajtim mjekësor.
Sipas policisë, në disa rrugë të qytetit, si “10 Korriku”, qarkullohet me vështirësi dhe se disa prej segmenteve që lidhin qytetin e Vlorës me Fierin, Orikumin dhe fshatrat përreth janë të pakalueshme si rezultat i inerteve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm.
Policia raporton edhe për disa krerë bagëtish të ngordhura.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY