Dalip Gjoka, mjeku pediatër nga Mati i cili u bë i njohur në opinion publikë, për propozimin për martesë që i bëri këngëtares së njohur Bleona Qereti ,ka përfunduar në psikiatri.Prej mëngjesit të së premtes mjeku Gjoka është dërguar nga Burreli në Tiranë dhe është shtruar në spitalin nr. 5 të Neurologjisë. Mjekët e këtij spitali kanë rrefuzuar që të japin hollësi për mediat në lidhje me diagnozën e pacientit mjek, por ata kanë treguar se ai vijonte të fliste për planin e martesës. Ditën e premte Gjoka do të ishte i ftuar në emisionin “Zonë e lirë” të gazetarit Arjan Çani, i cili e kishte anonçuar edhe më herët këtë lajm të bujshëm.Por kur Çani direkt nga emisioni i ka rënë numrit të doktorit, ai ka rezultuar i fikur. Sipas të afërmve të mjekut, ai që prej mëngjesit të së premtes ka qenë i shtruar pikërisht në pavjonin e spitalit nr. 5 në Tiranë, për shkak të një përkeqësimi të situatës së tij mendore, shkruan e përditshmja “Shekulli”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/