Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Deputeti Armando Prenga tenton pajtimin por Gjon Cali refuzon të kërkojë falje

11/10/2015
FOTO/ Deputeti Armando Prenga tenton pajtimin por Gjon Cali refuzon të kërkojë falje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti i Partisë Socialiste, Armando Prenga, i cili prej më shumë se një muaji ndodhet i izoluar në qeli, duket se po tenton pajtimin me familjen Cali, me të cilën është në konflikt për shfrytëzimin e Lagunës së Patokut.
Pak ditë më parë, ai ka dërguar një të njohurin e tij për të biseduar me Calët dhe për ta zgjidhur mosmarrëveshjen mes tyre me pajtim. Një fakt i tillë pranohet edhe nga Gjon Cali, një prej pjesëtarëve të familjes që për vite shfrytëzoi lagunën, e cila shërbeu si mollë sherri, duke sjellë për pasojë shtatë të plagosur dhe burgosjen e deputetit.
Gjatë një bisede telefonike me “GSh”, Gjon Cali ka pohuar se një i njohur i familjes së tyre ka biseduar me ta për çështjen e pajtimit me Armando Prengën, por deri më tani nuk e kanë konsideruar si mundësi pajtimi, pasi asnjë pjesëtar i familjes Prenga nuk ka trokitur në derën e tyre.
“Është e vërtetë që një mik i largët na ka bërë një bisedë për pajtim me familjen Prenga. Por, asnjë pjesëtar i kësaj familjeje nuk ka ardhur në shtëpinë tonë për të folur për pajtim”, tha Gjon Cali.
Ai theksoi se tentativa e parë është bërë nga personi në fjalë, duke u kërkuar pikërisht Calëve të kërkojnë falje, ata në drejtim të deputetit, për shkak se vëllai i Armando Prengës ka mbetur gjithashtu i plagosur rëndë.
“Ne na vranë, na masakruan dhe s’kemi pse t’i kërkojmë kujt falje”, thotë më tej Gjoni.
gjon caliPor, pyetjes sesi do të veprohet nga fisi Cali nëse familja e deputetit kërkon pajtim, Gjon Cali i përgjigjet: “Do ta bisedojmë gjatë dhe do marrim një vendim, nëse familja në fjalë kërkon pajtimin, sipas zakoneve që kemi ne si krahinë. Ne nuk duam të jemi në konflikt me askënd. Nuk duam të lëmë problem të hapura për fëmijët tanë”, dëshmon më tej ai.
Tentativa për pajtim, duket se është një lëvizje e menduar mjaft mirë nga Armando Prenga. Fakti që akuza e plagosjes së rëndë në ngarkim të tij ka rënë, pasi mjekësia ligjore ka dalë në konkluzionin se plagosja me armë e Tom Calit futet në kategorinë e plagosjeve të lehta, në fakt e lehtëson pozitën e Calit përballë ligjit.
Në kushtet kur personi i dëmtuar tërheq kallëzimin, vepra penale e plagosjes së lehtë pushohet për shkak se ligji parashikon që për ndjekjen e kësaj vepre penale duhet me patjetër kërkesa e të dëmtuarit. Pra, nëse Calët pranojnë ta falin Prengën, akuza e plagosjes së lehtë ndaj tij bie dhe për këtë pjesë pushohet çështja.
Ndërsa, sa i përket armëmbajtjes pa leje, deri në këto momente nuk është gjetur arma e krimit dhe do të jetë shumë e vështirë për prokurorinë ta vërtetojë se kush nga pjesëmarrësit në ngjarje ka qëlluar. Kjo është për faktin se nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë së komisariatit nuk rezulton të dallohet deputeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Kërcënime me jetë ndaj Ardiana Kalasë, Policia referon rastin në Prokurorinë e Tiranës

26/03/2026
Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

26/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Kërcënime me jetë ndaj Ardiana Kalasë, Policia referon rastin në Prokurorinë e Tiranës

26/03/2026
Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

26/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.