Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Raporti Komisionit Europian: Shqipëria ngadalëson rritjen ekonomike dhe të punësimit

09/10/2015
Raporti Komisionit Europian: Shqipëria ngadalëson rritjen ekonomike dhe të punësimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Komisoni Europian ka publikuar sot raportin ekonomik të tremujorit të tretë për vendet kandidate dhe potenciale kandidate.
Sipas raportit, rritja ekonomike u përshpejtua në tremujorin e dytë në Bosnjë dhe Hercegovinë (nga 2.3  në 4.4 %) dhe në Mal të Zi (nga 3.2 % në 3.4 %).
Në Shqipëri dhe në ish Republikën e Maqedonisë, rritja u ngadalësua disi, në 2.5 % dhe 2.6 %, përkatësisht, por ende të dy vendet kanë një performancë të fortë, të mbështetur nga një rritje e investimeve dhe kontribut më të fortë nga eksportet neto.
Serbia regjistroi për herë të parë pas pesë tremujorësh radhazi me rënie prodhimi, një rritje të vogël të PBB-së prej 1 %.
Treguesit kryesorë në rajon, si rritja vjetore e prodhimit industrial dhe shitjet me pakicë, kanë shfaqur luhatje, por në përgjithësi e vënë theksin në vazhdimin e një ecurie relativisht pozitive gjatë tremujorit të tretë 2015.
Në Shqipëri, rritja e punësimit u ngadalësua nga 11 % në tremujorin e parë, në një rritje prej 4 %, ende të fortë.
Zhbalancimet domethënëse të jashtme mbeten një element kyç në pjesën më të madhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të reflektuara në deficite të mëdha tregtare.
Financat publike në Ballkanin Perëndimor mbeten shqetësim. Megjithatë, ka pasur disa surpriza pozitive për pjesën më të madhe të vendeve, që kanë përfituar rritje më të larta sesa pritej e të ardhurave, me përjashtim të Shqipërisë dhe Kosovës.
Për Shqipërinë, raporti e vë theksin edhe në rënien e shpenzimeve të konsumatorëve dhe konsumit të qeverisë, që ranë me bazë vjetore në tremujorin e dytë me përkatësisht 3.2 % dhe 1.3 %, një situatë e ngjashme me tremujorin e mëparshëm. Gjithsesi, kjo u tejkalua nga një rritje në investime (19 % me bazë vjetore) dhe një kontribut pozitiv nga eksportet neto.
Stoku i borxhit të jashtëm bruto u rrit me 9.1 % me bazë vjetore, kryesisht si rrjedhojë e rritjes së huamarrjes së qeverisë dhe qëndroi në rreth 71 % të PBB-së totale të projektuar. Borxhi afatgjatë, që zotërohet në pjesën më të madhe nga qeveria, përbën 80% të totalit.
Pas një rritjeje vjetore prej 10.7 %, borxhi publik qëndroi në 70.4 % të PBB-së në tremujorin e parë (pa shumën që qeveria ende u detyrohet bizneseve).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

10/04/2026
Berisha: Rama e refuzoi projektin e shkëlqyer të marinës për Durrësin sepse kërkoi ryshfet 10 milionë euro

Berisha: Rama e refuzoi projektin e shkëlqyer të marinës për Durrësin sepse kërkoi ryshfet 10 milionë euro

10/04/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

10/04/2026
Berisha: Rama e refuzoi projektin e shkëlqyer të marinës për Durrësin sepse kërkoi ryshfet 10 milionë euro

Berisha: Rama e refuzoi projektin e shkëlqyer të marinës për Durrësin sepse kërkoi ryshfet 10 milionë euro

10/04/2026
“Air Albania” mban 6 orë në pritje pasagjerët në Rinas

Nga 10 prilli, procedura të reja në kufi për shqiptarët drejt zonës Schengen

09/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.