Qeveria dështoi me “Crown Agents”, fton fshehurazi gjeorgjianët e “Reformatics”

Qeveria dështoi me “Crown Agents”, fton fshehurazi gjeorgjianët e “Reformatics”

83
0
Shares

Pas eksperiencës dështuese me “Crown Agents”, Qeveria ka kërkuar konsulencën e një tjetër kompanie private për administratën fiskale, këtë herë nga Gjeorgjia.
“Reformatics”, një kompani e drejtuar nga ish-kryeministri gjeorgjian Nika Giluri, është ftuar personalisht nga kryeministri shqiptar Edi Rama të asistojë doganat dhe tatimet.
Lajmi, nuk bëhet i ditur nga Qeveria, por nga një organizatë biznesi përkatësisht Dhoma Amerikane e Tregtisë.
Në faqen zyrtare të Dhomës thuhet se përfaqësues të Dhomës Amerikane të drejtuar nga presidenti Mark Crowford u takuan me drejtuesit e kompanisë “Reformatics”, të cilët janë ftuar nga kryeministri Edi Rama për të asistuar tatimet dhe doganat.
Sipas njoftimit, gjatë takimit drejtuesit e kompanisë gjeorgjiane kanë marrë informacione mbi mënyrën sesi fuknsionon sistemi i doganave me qëllim që t’i mbajnë në konsideratë gjatë konsulencës që do japin për qeverinë shqiptare.  
Ende nuk dihet se cila do të jetë forma e bashkëpunimit apo kushtet e kontratës mes qeverisë dhe kompanisë gjeorgjiane.
Kjo është përpjekja e dytë ku Qeveria kërkon konsulencë për administratën fiskale duke kontraktuar kompani private nga jashtë. Sapo erdhi në pushtet ajo, solli në Tiranë “Crown Agents”, një kompani e mirënjohur britanike që u pagua rreth 8.5 milionë euro për të ndihmuar doganat shqiptare .
Por rezultatet sipas edhe vetë qeverisë ishin zhgënjyese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY