Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lezhë, italiani përfundon në spital, bashkëkombësit i vjedhin dhe i shesin “Audi”-n

09/10/2015
Lezhë, italiani përfundon në spital, bashkëkombësit  i vjedhin dhe i shesin “Audi”-n
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Lezhës finalizoi sot operacionin policor të koduar “Transporter”, ku u bë e mundur arrestimi në flagrance i 5 personave.
Roberto Novelli,  48 vjeç,  Carmine Frascella,  34 vjeç, Valentin Marku, 31 vjeç, dhe Ergin Mataj, 39 vjeç, si dhe u shpall në kërkim. Klajdi Doda, 27 vjeç. 
Arrestimi i tyre u bë për arsye se po sot, shtetasi Italian R. D., 37 vjeç, lindur dhe banues Taranto Itali, ka bërë kallëzim se gjaatë qëndrimit në qytetin e Lezhës në hotel “Ambasador” kishte pësuar një frakture në gjymtyre dhe gjatë kohës  që ndodhej i shtruar ne spitalin Rajonal Lezhë për ndihmë mjekësore i kishin vjedhur automjetin e tij të tipit “Audi” A4 me trage ED 890 KB, viti i prodhimit 2010.
Shtetasi italian R. D. e ka bërë njoftimin për këtë vepër penale të ndodhur në piken e kalimit kufitar port Durrës, pasi dy bashkëkombësit e tij dhe pikërisht shtetasit Roberto Novelli,  Carmine Frascella, nuk e kanë lejuar të paraqitej në Policinë e Lezhës me pretendimet se do e bëjmë denoncimin në Itali, dhe pas marrjes së këtij denoncimi kanë filluar të kryhen gjithë veprimet hetimore nga strukturat e Drejtorisë Policisë Lezhë ku rezultoi se, Roberto Novelli ka hyrë në Shqipëri në date 06. 10. 2015 me automjetin e llojit “Wolkswagen” Golf 5 me targe DE 468 KX të cilën e kishte sjellë në Shqipëri me qëllim trafikimin e saj, pasi ka kryer shitjen e këtij mjeti për shumën 2.000 Euro pa asnjë lloj dokumentacioni te shtetasit shqiptar dhe në një kohë të më pasme kur të kthehej në Itali do të bënte kallëzimin përkatës për vjedhje.
Gjatë kohës që kanë qëndruar në Shqipëri shtetasit Roberto Novelli në bashkëpunim me shtetasit Carmine Frascella,  Valentin Marku dhe Klajdi Doda, kanë kryer vjedhjen e automjetit të llojit “Audi” A4 pasi kane siguruar çelësat e tij dhe me këtë automjet është larguar shtetasi Klajdi Doda, i cili u ka paguar shumën prej 4.000 euro dy shtetasve Italian .
Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se gjatë kohës që ka qenë në spital mjeku i urgjencës  Arjan Brahimi nuk ka njoftuar organet Policore në lidhje me mjekimin dhe ngjarjen që ka pësuar i dëmtuari, si dhe në ambientet ku këta shtetas janë akomoduar pranë hotel “Ambasador”, administrator Ergin Mataj, ushtronte aktivitet tregtar duke gjeneruar fatura jotatimore të fabrikuara, për të shmangur detyrimet tatimore, dhe  fshehur të ardhurat.
Gjate këtij operacioni është bërë e mundur sekuestrimi i automjetit “Wolkswagen” Golf 5 me targe DE 468 KX,  shuma prej 2800 euro që kanë përfituar nga shitja e “Audi”-t A4, 3 (tre) aparate telefonash celular si dhe sende tëe tjera. 
Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale të sipërpërmendura.

Të arrestuarit

Roberto Novelli,  48 vjeç,  lindur  dhe  banues ne shtetin Italian, qyteti Taranto.                    
Vepra penale “Trafikim I mjeteve motorike” “Kontrabande me mallra te tjerë” dhe “Vjedhje në bashkepunim” parashikuar nga nenet 141/a, 174 dhe 134/3 te Kodit Penal. 


Carmine Frascella,  34 vjeç, lindur dhe banues  ne shtetin Italian qyteti Taranto.                      
Vepra penale “Vjedhje në bashkëpunim” parashikuar nga neni 134/3   i Kodit Penal.


Valentin Marku, 31 vjeç, banues ne fshatin Krajen Lezhe .                                                               
Vepra penale “Vjedhje ne bashkepunim” parashikuar nga neni 134/3 te Kodit Penal. 


Arjan Brahimi,  43 vjeç, banues ne Lezhe, profesioni  mjek.
Vepra penale  “ Shpërdorimit te detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.


Ergin Mataj, 39 vjeç, banues ne Lezhe. Vepra Penale  “Fshehje e të ardhurave”, parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.

I shpallur në kërkim.

Klajdi Doda, 27 vjeç, banues ne fshatin Fishte Lezhe.
Vepra penale “Vjedhje ne bashkëpunim” parashikuar nga neni 134/3 te Kodit Penal.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Kërcënime me jetë ndaj Ardiana Kalasë, Policia referon rastin në Prokurorinë e Tiranës

26/03/2026
Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

26/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Kërcënime me jetë ndaj Ardiana Kalasë, Policia referon rastin në Prokurorinë e Tiranës

26/03/2026
Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

26/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.