Kokëdhima urdhëron koalicion të PS me PD në Përmet

Kokëdhima urdhëron koalicion të PS me PD në Përmet

59
0
Shares

PS ka bashkuar votat e saj me PD-në dhe ka zgjedhur sekretarin e këshillit bashkiak të kësaj bashkie në thyerje të marrëveshjes paraprake PS-LSI. Kjo bashki drejtohet për herë të parë që nga viti 1996 prej një kryetari të PD-së.

Paraprakisht ishte vendosur që do të votohej Ilia Furiqi i LSI-së, ndërkohë që sot PS-ja nxorri kandidatin e saj Veli Mehmeti i cili mori 14 vota, prej të cilave një e PD-së dhe Furiqi mori vetëm 5 votat e LSI-së.

Pas përçarjes së të majtës ka reaguar edhe dega e LSI-së, e cila bën të ditur se pakti për sekretarin e Këshillit Bashkiak të Përmetit u prish me urdhër të deputetëve të PS nga Vlora.

“Nuk ka asnjë prishje të koalicionit midis forcave të majta ne Permet por prishja e koalicionit ka ardhur e urdheruar nga deputetet e Vlores te cilet ne kundershtim me deshiren e anetareve te keshillit te PS ne Bashkinë Permet kane vendosur rrezimin e kandidatures konsesuale te ASHE z. Ilia Puriqi”, tha kreu i LSI në Përmet, Elton Ismaili.

Sipas tij “Ilia Puriqi kandidatura e LSI sipas marrëveshjes brenda ASHE u propozua nga kryetari i grupit te PS i cili beri propozimin por bashke me grupin socialist votuan kunder kandidatures se ASHE, kjo me urdher te deputeteve socialist te Vlores te cilet urdheruan bashkimin e votave PD+PS per te nxjerr fitues kandidaturen e pavarur”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY