Të gjithë diplomatët që janë sot në sistemin e karrierës, por edhe ata që do të rekrutohen rishtas, do të jenë të detyruar të pajisen me një vërtetim që nuk kanë pasur lidhje me ish-sigurimin e shtetit komunist. Rregullorja e re e shërbimit të jashtëm, e miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë, i kushton një kapitull të veçantë pastërtisë së figurës së diplomatëve.
“Personeli diplomatik, teknik, administrativ dhe i shërbimit në Shërbimin e Jashtëm i nënshtrohet verifikimit të sigurisë dhe pastërtisë së figurës, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi. Në kuptimin e nenit 38 të ligjit nr.23/2015, me verifikim të sigurisë kuptohet lëshimi i certifikatës së sigurisë nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) dhe me verifikim të pastërtisë kuptohet lëshimi i vërtetimit nga institucionet përkatëse se personi nuk ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit”, theksohet në rregulloren e re. Shqiptarja.com
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/