Mbrojtësi i Danimarkës, Simon Kjaer, ka deklaruar se ekipi i tyre nuk meritonte humbjen në Portugali. Ndeshaj doli 1:0 për ekipin portugez, rezultat që ndikoi në shpërqëndrimin e ekipit shqiptar në Elbasan por ndërkohë ndikoi që ëndrra e Shqipërisë për kualifikim të jetë akoma gjallë edhe pas humbjes 2-0 ndaj Serbisë. Kjaer ka deklaruar se pret rezultat pozitiv nga Armenia.
Shqipëria që të kualifikohet direkt duhet patjetër ta mposhtë Armeninë, ndërsa Kjaer thotë se “pret rezultat pozitiv nga Armenia”.
Nëse Shqipëria humbet ose barazon atje atëherë duhet të përgatitet të ndeshet me njërën prej këtyre skuadrave: Ukraina, Irlanda, Kroacia, Suedia, Sllovenia, Izraeli dhe Turqia.
Shqipëria është në vendin e tretë të Grupit I kualifikues për Euro 2016, pas humbjes së djeshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/