Vuçiç pas telefonatave me Ramën, sqaron pse nuk vjen në Elbasan

Vuçiç pas telefonatave me Ramën, sqaron pse nuk vjen në Elbasan

53
0
Shares

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic ka konfirmuar zyrtarisht se nuk do të jetë i pranishëm në “Elbasan Arena” për të ndjekur nga afër përballjen Serbi-Shqipëri.
“Blic” raporton sot se Vuçiç ka sqaruar me një letër pse vendosi të mos vijë ne Shqipëri.
“Në përputhje me rrethanat, dhe për shkak të politizimit të jashtëzakonshëm të një ngjarje sportive, pas disa bisedave telefonike me kryeministrin Rama, kam vendosur të mos udhëtoj në Elbasan. 
Si Kryeministër i Republikës së Serbisë dënoj fuqishëm sulmin e huliganëve për lojtarët tanë dhe bëj thirrje autoriteteve shqiptare dhe të gjithë qytetarëve të Serbisë, të cilët janë të pranishëm në këtë ngjarje sportive, për të siguruar sigurinë e plotë përpara, gjatë dhe pas kryerjes së ndeshjes”, thuhet ne letren e Vuçiç.
Dje agjencia “Tanjug” raportonte për një takim që Vuçiç ka të planifikuar me një zyrtar britanik, pas të cilit ma shumë gjasë që ai te mos jetë i pranishëm në sfidën e dy kombëtareve. 
“Vuçiç nesër (sot) do të takohet me zyrtarin britanik Philip Hammond, me të cilin pas takimit ka edhe një konferencë shtypi”, shkruan agjencia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY