Rama-opozitës: Jeni të pafytyrë. Tension në Parlament, ndërpritet seanca

Rama-opozitës: Jeni të pafytyrë. Tension në Parlament, ndërpritet seanca

55
0
Shares

Foto Ilustruese

“Ju jeni të pafytyrë”.
Kaq ka mjaftuar për të deklaruar Kryeministri Edi Rama në adresë të opozitës, që të irritojë deputetët e krahut tjetër politik. Ndërsa deputetët kanë dalë në podium, kreu i Kuvendit Ilir Meta, ka ndërprerë menjëherë seancën.
Kryeministri Edi Rama ka qenë duke folur për çështjen CEZ, kur mes fjalës së tij, duke ju drejtuar opozitës, i ka quajtur ata “të pafytyrë”.
Fillimisht ka qenë deputeti demokrat Flamur Noka i cili ka reaguar ndaj kësaj fyerje.
Përpos këtij reagimi Rama ka vijuar, “nuk është ofendim por konstatim”.
Pas këtij deklarimi, deputetët të tjerë të opozitës kanë dalë para foltores së Kuvendit, ku ishte duke folur Rama. Ndërhyrja e pjesatarëve të sigurisë, është pasuar me ndërhyrjen e kryeparlamentari Ilir Meta, i cili ka ndërprerë seancën “për 5 minuta”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY