Posta shqiptare me pullë të re, kushtuar 85-vjetorit të FSHF

Posta shqiptare me pullë të re, kushtuar 85-vjetorit të FSHF

136
0
Shares

E veçanta e pullës së emetuar në kujtim të këtij përvjetori është se ajo përkon pikërisht me ditën e zhvillimit të ndeshjes historike Shqipëri-Serbi në datën 8 tetor 2015 në “Elbasan Arena”, ku dy ekipet luajnë për tu kualifikuar në Euro 2016.

Posta Shqiptare nëpërmjet kësaj pulle simbolike, do ta shohë ekipin tonë kombëtar të kualifikuar në Kampionatin Evropian.

Këtë vit mbushen plot 85 vjet nga krijimi i Federatës Shqiptare të Futbollit në vitin 1930, kur Mbreti Zog firmoste dekretin për themelimin e Federatës Sportive, pjesë e parë e të cilës u bë FSHF, e cila në po atë vit organizoi edhe kampionatin e parë kombëtar të futbollit.

Në vitin 1932 me anëtarësimin e saj në FIFA, ku i jepej e drejta për organizime të futbollit botëror dhe ku pas kësaj date janë organizuar dhe luajtur shumë ndeshje futbolli në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në vitin 1945 krijohet Ekipi Kombëtar Shqiptar, i cili një vit më vonë luan dhe fiton Lojërat Ballkanike.

Në 1954 Shqipëria është një nga anëtaret themeluese të UEFA-s duke u bërë pjesë që në fillimet e saj .

Në1964 pjesëmarrja e parë zyrtare e Ekipit Kombëtar Shqiptar ishte në eliminatoret e Evropianit dhe me pas merr pjesë për herë të parë në eliminatoret e Kampionatit Botëror të Anglisë.

Në vitet 1980, pjesëmarrja e kombëtares shqiptare nuk ka qenë e rregullt në eliminatoret e Evropianit apo Botërorit, por vetëm prej ’82 e në vazhdim, Shqipëria ka arritur të jetë pjesëmarrëse e rregullt në eliminatore.

Në vitin 1992 FSHF nis të funksionojë si një shoqatë e pavarur e bazuar në statutin e saj, mbledh Asamblenë, zgjedh Komitetin Ekzekutiv dhe Presidentin. Nga kjo periudhë dhe deri në ditët e sotme, FSHF është shndërruar në një institucion modern, ndërtuar sipas parimeve të FIFA-s, UEFA-s dhe organizmave të tjera të rëndësishme sportive.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY