Përkujtohet 120-vjetori i lindjes së Mbretit Zog

Përkujtohet 120-vjetori i lindjes së Mbretit Zog

61
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë në një ceremoni që u mbajt me rastin e 120 vjetorit të lindjes së Mbretit Zog. Basha tha se sakrifica për kombin nuk vdes dhe as nuk zhbëhet nga intrigat, ndërsa Princi Leka mes mirënjohjes e falënderimeve uroi që kjo të jetë ditë fatlume edhe për kombëtaren tonë.
Ahmet Zogu, politikani shqiptar, ministri i Brendshëm, kryeministri, presidenti dhe më pas mbreti i shqiptarëve lindi 8 tetorin e 1895-ës.
120 vjet më  pas në mauzoleumin e Nënës Mbretëreshë u mbajt një ceremoni  e thjeshtë për nder të kujtimit të tij, ku morën pjesë familjarë, drejtues nga Lëvizja e Legalitet dhe drejtues të Partisë Demokratike.
Përkujtimi i ditëlindjes së Zogut të Parë është një rast fatlum theksoi kryetari i opozitës. 
“Është rast fatlum për të kuptuar se sakrifica për kombin nuk vdes e nuk zhbëhet as nga intrigat e vogla as nga persekutimet e mëdha si ato dhjetëra vjeçare që mbartin mbi shpinë mbreti Zog dhe familja e tij nga regjimi komunist. Ai ishte reformatori i madh, njeriu që hodhi themelet e shtetit shqiptar që qëndroi me kurajë të madhe para tallazeve të fashizmit e komunizmit. E bëri këtë se në shpirtin e tij vlonte pasioni i pashuar për t’i shërbyer trojeve arbërore, shqiptarëve dhe Shqipërisë”, deklaroi Basha.
Fjalët e mirënjohjes dhe falënderimet në kujtim të gjyshit të tij, pasardhësi, Princi Leka, i shoqëroi edhe më shpresën për fitoren e kombëtares shqiptare ndaj Serbisë.
“Jemi shumë mirënjohës për mbështetjen në këtë aktivitet, duke kujtuar 120 vjetorin e mbretit të shqiptarëve, Zog I. Ju falënderoj dhe shpresoj që kjo ditë të na sjellë fat për pasdite”, deklaroi Princi Leka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY