Polica e Elbasanit, porositi sportdashësit që do të jenë sot në stadium që nuk do të lejohen disa veshje, dhe simbole. Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit, paralajmëron Policia e Elbasanit.
Për të gjithë tifozët që kanë prerë biletat për të parë ndeshjen në Stadium …
Do të lejohen
Shalli me flamurin Kuq e Zi
Bluza, ose shalle të stampuara vetëm me flamurin dhe simbolet “Kuq e Zi”
Flamuri Kombëtar dhe asnjë banderolë tjetër.
Shalli me mbishkrimin “Plisat”
Nuk do të lejohen
Banderola me mbishkrimin “Shqipëria Etnike”
Asnjë bluzë ose shall me simbolet e Kosovës.
Asnjë bluzë ose Shall me mbishkrimin “Harta Etnike”
Asnjë bluzë ose Shall me mbishkrimin “Shqipëria Autoktone”
Asnjë bluzë ose Shall me mbishkrimin e ndonjë heroi të Kosovës.
Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 2300 punonjës policie, nga këto 365 punonjës policie do të jenë nga Drejtoria e Policisë Qarkut Elbasan.
Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, në Bulevardin “Aqif Pasha”, nga Stadiumi deri te Shatërvani, nga ora 12:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes do të jenë të mbyllura.
Në të gjitha ambientet dhe pallatet përreth Stadiumit, nuk do të lejohen persona që nuk janë banorë të këtyre të këtyre ambienteve dhe nuk do të lejohen persona të huaj të futen në to.
Drejtoria Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që sot të minimizojnë lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.
Hyrja e sportdashësve do të fillojë në orën 16:30 dhe do të mbarojë në orën 20:15, me qëllim shmangien e radhëve të gjata në hyrje për në Stadium.
Nuk do të lejohet marrja e fëmijëve të mitur pa u pajisur me biletë
Rrugët dhe parkimet e bllokuara
Policia e Elbasanit sqaron në orën 08:00, të datës 08. 10. 2015, do të bllokohen disa segmente rrugore si dhe do të ndalohet qarkullimi i mjeteve në këto akse rrugore:
Bulevardi “Qemal Stafa” që fillon nga Posta deri në dalje të unazës për në Librazhd.
Bulevardi “Aqif Pasha”, që fillon nga “1 Maji” deri tek ish-konservimi i vjetër.
Nga ish-konservimi i vjetër deri tek “Harullajt”
Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve nga rrethrrotullimi i luleve deri te rrethrrotullimi i Zaranikës.
Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit.
Nuk do të lejohet lëvizja dhe parkimi i mjeteve në dy Bulevardet Kryesorë.
Këshilla për sportdashësit në Stadium
Nuk do të lejohet marrja e fëmijëve të mitur pa u pajisur me biletë
Të gjithë sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:
a) sende të forta.
b) shishe (të çfarëdolloj).
c) fishekzjarrë.
d) monedha apo metale (të çfarëdolloj).
Në të kundërt NUK do të lejohen të futen në stadium.
Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit.
Këshilla për qytetarët
Të gjitha lokalet që ndodhen në Bulevardin “Aqif Pasha”, nga Stadiumi deri te Shatërvani, nga ora 12:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes do të jenë të mbyllura.
Në të gjitha ballkonet, ambientet dhe pallatet përreth Stadiumit, nuk do të lejohen persona që nuk janë pjesëtarë të familjes.
Drejtoria Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 8 Tetor 2015, lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit, çka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/