Ndahet nga jeta në moshën 64 vjeçare aktori i njohur Marko Bitraku

Ndahet nga jeta në moshën 64 vjeçare aktori i njohur Marko Bitraku

405
0
Shares

Është ndarë nga jeta në moshën 64 vjeçare Marko Bitraku aktor i mirënjohur nga Korça . Ai nuk mundi të përballonte më sëmundjen e rëndë nga e cila vuante prej kohësh.

Nesër dyert e Teatri Kombëtar, do jenë të hapura për homazhe. Homazhet për aktorin do të zhvillohen nga ora 12:00-14:00. Rreth orës 14:00 aktori do të përçillet në banesën e fundit.

Marko Bitraku ka lindur në 15 Janar të vitit 1951 Lavdar të Oparit të rrethit të Korçës. Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1974 fillon punën si aktor në Teatrin të Korçës. Në skenën e këtij teatri do të interpretojë me dhjetëra role të çilat do ta bëjnë të njohur për publikun artdashës. Këtu mund të përmendim interpretimet e tij në rolin e Bomarshesë në komedinë “Berberi i Seviljes” e Bomarshesë apo rolin e Hajnit në dramën “Franku i V-të” i Dyrrenmat. Më vitin 2008 ai realizoi edhe regjinë e monodramës e Odise Plakut. Në kinematografi ka interpretuar më se 13 role

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY