E pazakontë, ajo që ka ndodhur sot në podiumin e Kuvendit. Ndërkohë që Edi Rama ka tentuar të dalë në podium, pas fjalës së dhënë nga Kryetari i Kuvendit, në podium është afruar dhe Sali Berisha, i cili “i rrëmbeu” fjalën kryeministrit.
Për disa minuta të dy, Berisha e Rama kanë qëndruar në podium, Berisha duke denoncuar aferën me CEZ dhe Rama duke ndjekur Berishën.
Situata është përcjellë me humor nga deputetët, të cilët mes shakave, kanë nxjerrë celularët dhe nuk kanë lënë pa ju shpëtuar ky moment, duke e regjistruar atë.
Vetëm pas përfundimit të Berishës, Rama ka vazhduar fjalën e tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/