Pasi është refuzuar nota e protestës nga ana e ambasadorit Shqiptarë në Serbi Ilir Bocka. Ka reaguar kryeministri i Serbisë Alksandër Vuçiç i cili ka thënë se nuk do ta njohë ambasadorin shqiptar të akredituar në Beograd Ilir Boçkën dhe se për 6 muaj nuk do të ketë kontakte diplomatike me të.
“Kemi dy përgjigje për Bockën. Një përgjigje është, ta deklarojmë ‘non grata’, dhe e dyta për 6 muaj jo kontakte diplomatike me ambasadorin Ilir Bocka”, është shprehur Vucic
M ë tej në njoftimin e MPJ-së serbe thuhet “Në kundërshtim me rregullat dhe praktikën diplomatike, ambasadori shqiptar, Ilir Boçka, pas instruksioneve nga Tirana zyrtare, ka refuzuar t’i përgjigjet ftesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme për të pranuar notën e protestës së Serbisë. Nota e protestës sonë për incidentin e rëndë dhe sulmin ndaj përfaqësueses së futbollit të Serbisë, me arsyetimin se ‘asgjë nuk ka ndodhur’ ”, transmeton B92.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/