Si u bë arrestimi i Ballist Morinës, kush janë 3 personat e...

Si u bë arrestimi i Ballist Morinës, kush janë 3 personat e tjerë

132
0
Shares

Në mëngjesin e sotëm, efektivët e Komisariatit nr.1, po bënin kontroll rutinë në rrugën Petro Nini Luarasi, kur kanë konstatuar një mjet Land Rover të cilin e ndaluan. Për shkak të një komunikimi të dyshimtë dhe rritjes së masave të sigurisë dhe kontrollit në Titranë sot dhe nesër ata vendsoën të bëjnë një kontroll.

ballist morina me dron_copy_1

Gjate kontrollit fizik te ushtruar shtetasit Ismail Morinaj, i eshte gjendur e fshehur ne trup (xhep) nje arme zjarri e tipit pistolete “Zastava “me gjashte fisheke. Ky shtetas ishte duke drejtuar mjetin tip Land Rover me targe AA 874 KY dhe gjendej ne shoqerine e shtetasve Erion Bahushi Denis Balla dhe Marin Rexha

Gjate kontrrollit te mjetit ne pjeset e brendeshme te tij eshte bere e mundur gjetja dhe e nje arme tjeter pistolete tip TT si dhe 30 fishekeve per kete pistolete.

Gjithashtu ne mjet eshte gjendur dhe nje gezhoje pistolete.

Fill pas kësja ai është ndaluar bashke me tre personat që udhëtonin me të. Ata janë :
Erion Bahushi, 22 vjeç lindur ne Erseke dhe banues ne Tirane
Denis Balla, 21 vjeç lindur dhe banues ne Tirane
Marin Rexha, 20 vjeç, lindur dhe banues ne Titrane

Fill më pas filloi procedimi me katër autorë të arrestuar në flagrancë për veprat penale të: “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” nenei 278 i K.Penal ne ngarkim te shtetasit Ismail Morinaj , lindur ne Kukes dhe banues ne Tirane. Si dhe per “Moskallezimin e Krimit” parashikuar nga 300 i K.Penal ne ngarkim te 3 personave të tjerë.

ballist morina ne polici

Ne foto Ballist Morina ne polici

Aktualisht ata ndodhen në ambientet e paraburgimit të komisariatit 1 dhe është bërë edhe arrestimi ne flagrance i shtetasit Ismail Morinaj, per vepren penale te “Mbajtjes se armeve dhe municioneve luftarake pa leje” dhe arrestimi i shtetasve Erion Bahushi Denis Balla dhe Marin Rexhaper veperne penale te Moskallezimit te Krimit parashikuar nga nene 300 i K.Penal.

Materialet ne ngarkim te tyre do ti dergohen Prokurorise se rrethit per ndjekje e hetime te metejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY