Policia e Tiranës ka sqaruar se që nga momenti i zbritjes së lojtarëve në Aeroportin e Rinasit deri në mbërritjen e delegacionit në Hotelin ku janë akomoduar, nuk është konstatuar asnjë problem.
Sipas policisë, në momentin e mbërritjes përpara hotelit është vënë re se nga krahu i drejtuesit të autobusit kishte një plasaritje, e cila dyshohet se mund të jetë gjuajtur në një distance të largët me gurë.
Lidhur me këtë incident, mësohet se policia po punon për verifikimin e të gjitha rrethanave dhe zbuluar autorësine dhe vendosjen përpara përgjegjësisë personin që ka kryer këtë veprim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/