Piktori dështak dhe ekipi i tij qesharak po e shtyjnë ekonominë drejt...

Piktori dështak dhe ekipi i tij qesharak po e shtyjnë ekonominë drejt greminës

56
0
Shares

Ish-kryeministri Berisha nëpërmjet një statusi në facebook është shprehur se ekonomia e shqiptarëve është në rënie të lirë dhe po ecën drejt greminës. Sipas tij shifrat e dala nga INSTAT janë qesharake dhe nuk ka rritje ekonomike.

Më poshtë reagimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha:

“Skenari grek po marshon me shpejtesi ne ekonomine shqiptare!

Sipas Edi Rames dhe Gjergjit, Sanços se tij, ekonomia u rrit nga ndertimi paçka se ate e kane ndaluar ne mbare vendin.

Te dashur miq, ekonomia e vendit po ecen drejt gremines. Statistikat zyrtare tregojne se ekonomia shqiptare eshte ne renie te lire. Keshtu, sipas tyre, nga gushti i vitit 2014 ne gushtin e vitit 2015 eksportet ne total u ulen me 17%, çka do te thote te pakten 17% me pak punesim dhe te ardhura nga eksportet, te ardhurat doganore dhe tatimore u ulen me 13%, kredia per ekonomine ra me 1,2%, bujqesia ke rene ne – 016%, sherbimet kane rene me -01%. Ndertimi eshte ndaluar me urdher ekzekutiv. Dhe per ti vene kapakun mashtrimit te tyre per rritjen ekonomike, pohojne se ne tremujorin e dyte pati renie te konsumit te pergjithshem te mallrave.

Me gjithe keto, Rama dhe Gjergji i tij qesharak thone se ne tremujorin e dyte te vitit 2015 ekonomia u rrit me 2,55% dhe sipas tyre kjo rritje ka ardhur nga rritja e ndertimit, nderkohe qe prej nje viti ne Shqiperi ndertimi eshte sektori i ndaluar me vendim qeverie dhe nuk jepet asnje leje ndertimi apo rindertimi. Po kaq qesharak eshte pretendimi i tyre se rritja vjen nga ndertimi ne sektorin publik ne nje kohe qe nuk kane inaguruar as dhe nje kilometer rruge, kanalizime, ujesjelles, shkolle apo spital, jo ne tremujorin e dyte por as dhe ne te gjithe 9 mujorin e ketij viti.

Ekonomia shqiptare po shtyhet me shpejtesi drejt gremines nga piktori deshtak dhe ekipi i tij qesharak!! SB”, ka deklaruar Berisha.

berisha sot

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY