LSI braktis PS gjatë miratimit të masave ndëshkuese kundër informalitetit

LSI braktis PS gjatë miratimit të masave ndëshkuese kundër informalitetit

68
0
Shares

Komisioni i Ligjeve miratoi në parim ndryshimet në Kodin Penal që ashpërsojnë masat ndëshkuese në kuadër të operacionit të Qeverisë kundër informalitetit. Opozita votoi kundër duke i cilësuar këto masa si terror ndaj qytetarëve me synimin për të goditur biznesin. Në mbledhjen e sotme, ra në sy mungesa e deputetëve të LSI-së.
Burgu bëhet përsëri kryefjala e Qeverisë. Dy ministra prezantuan ndryshimet në Kodin Penal që ashpërsojnë masat ndëshkuese në kuadër të operacionit kundër informalitetit. Në pjesën më të madhe të rasteve hiqet opsioni i gjobës dhe kalohet direkt pas hekurave, gjë që në sytë e opozitës ngjan si terror ndaj qytetarëve.
Kundër Qeverisë doli edhe një aleat i ri mazhorancës, Nard Ndoka.
Këtij i dha një paralajmërim Pandeli Majko, duke e ftuar të bëjë kujdes.
Deputetët e majtë mbrojtën projektligjin duke hedhur poshtë pretendimet e opozitës, sipas së cilës qëllimi i draftit është të ndëshkojë bizneset.
Komisioni i Ligjeve miratoi ndryshimet në parim me votat e shumicës së majtë, ndërsa opozita votoi kundër. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY