Dy tutor grinden për “tregun e prostitutave”, përfundojnë në pranga

Dy tutor grinden për “tregun e prostitutave”, përfundojnë në pranga

222
0
Shares

Ditën e djeshme janë ndaluar nga policia dy persona që dyshohen për shfrytëzim prostitucioni dhe trafikim të personave të rritur, por që janë edhe grupe rivale midis tyre.

Fatjon Caushi, 19 vjeç dhe Klaudjo Dako, 22 vjeç, të dy banues në Tiranë janë arrestuar pas një hetimi intensive nga policia e Tiranës. Po kështu zhvillohen hetime në gjendje të lirë për veprën penale të ushtrimit të prostitucionit, për shtetaset L.D, 25 vjeç dhe M.D, 20 vjeç, të dy banues po në Tiranë.

Nga hetimi i kësaj çështje është dokumentuar se nga muaji gusht 2015 deri më tani, duke përfituar nga gjendja shoqërore e viktimës shtetases se mitur A.Z, shtetasi Fatjon Caushi e ka trafikuar atë nga Elbasani në Tiranë duke e shfrytëzuar për prostitucion në qendër të Tiranës. Sipas rrethanave të dala nga ky hetim ka rezultuar se rivali i shteta Caushit, Dako në bashkëpunim me shtetasen L.D kanë dhunuar më datë 05.10.2015, shtetasen e mitur A.Z për arsye rivaliteti. Po kështu sipas hetimit e përfshirë në këtë çështje është dhe shtetasja M. D e cila ushtron prostitucion.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY