Çmimi ‘Nobel në Kimi’ ndahet për studiuesit e riparimit të ADN-së

Çmimi ‘Nobel në Kimi’ ndahet për studiuesit e riparimit të ADN-së

75
0
Shares

Çmimi ‘Nobel në Kimi’ është ndarë midis një amerikani, një turku dhe një britaniku . Ata u vlerësuan për kërkimet e tyre në fushën e riparimit të ADN-së së njerëzve, që mund të sjellë rezultate të rëndësishme për trajtimin e kancerit.

Fituesit e çmimit janë: Tomas Lindahl, i Institutit “Sir Francis Crick” dhe Laboratorit “Clare Hall” në Britani, Paul Modrich në Universitetin Duke dhe Aziz Sancar në Universitetin e Karolinës së Veriut, të dy këto universitete në shtetin lindor të Karolinës së Veriut. Lindahl është suedez, Modrich është amerikan dhe Sancar është turk.

Fituesit marrin një shumë të konsiderueshme parash, ndërsa ky çmim jepet në disa fusha si në Letërsi, Kimi, Fizikë si dhe për Paqen në botë. Çmimi është themeluar nga Alfred Nobel. Çdo vit, ky çmim ndahet në Oslo të Suedisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY