40 biznese VIP drejt penalizimit

40 biznese VIP drejt penalizimit

63
0
Shares

Të paktën 40 subjekteve të mëdha tregtare priten të vihen para ligjit për me veprimtari të kundraligjshme, sapo të përfundojë dosja hetimore ndaj tyre bëjnë të ditur burime të drejtorisë së Tatimeve.

Në kuadër të operacionit kundër informalitetit, një grup specialistësh të kësja drejtoria, ku bëjnë pjesë ekspertë vendas e të huaj të agjencive të ndryshme kundër krimit ekonomik, ka nisur një hetim gjithëpërfshirës të listës së bizneseve “VIP”.

Në axhendën e këtij hetimi janë përfshirë kompani të mëdha në fushën e hidrokarbureve, ndërtimit, konfeksioneve, energjisë, mineraleve, duhanit, lojrave të fatit dhe tregtimit me shumicë të artikujve të konsumit.

Pjesë e procesit është edhe kryqëzimi i të dhënave dhe informacioneve doganore jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të caktuara origjine, si edhe i të dhënave për aktivitete të dyshuara kriminale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY