SEKRET/Raporti i PD-së për zgjedhjet, teksti i plotë që ndëshkon strukturat

SEKRET/Raporti i PD-së për zgjedhjet, teksti i plotë që ndëshkon strukturat

64
0
Shares

Raporti për zgjedhjet I përgaditur nga grupi i ekspertëve në PD përvec problemeve jashtë PD-së që cuan në humbjen e saj në zgjedhje ka përcaktuar edhe arsye të brendshme që sollën humbjen ose rezultate të dobëta.

Në vijim është dokumenti I cili megjithëse është publikuar në përmbledhje të tij, disa prej egzaminimeve nuk janë bërë asnjëherë publike.

“4. Problematika të raportuara

Gjatë procesit zgjedhor u evidentuan disa problematika që, ndonëse dallojnë në përmasa dhe në peshën e tyre specifike, kanë një shtrirje në shumë prej degëve të PD në rrethe.

4.1 Struktura

Strukturat bazë, seksionet dhe grupseksionet, jo gjithnjë ishin efektivë dhe të aftë për t’iu përgjigjur detyrave të zgjedhjeve. Nje pjese e mire e rezultateve jo te kenaqshme (jo te pritshme) shpjegohen me mosfunksionimin e struktures baze te partise, te seksioneve, e per rrjedhojë edhe të Grupseksioneve

4.1.a. Aktivizimi dhe fiktiviteti

Seksionet vuajtën mungesën e aktivizmit të anëtarësisë dhe në disa raste dhe të drejtuesve të tyre. Shumë anëtarë të seksioneve, por edhe të forumeve drejtuese lokale, për shkak të presionit politik dhe pasigurisë nuk u angazhuan fare në fushatë, duke braktisur angazhimet e tyre politike. Gjithashtu fenomeni i rende i fiktivitetit u raportua nga çdo Degë, por në disa Grupseksione përhapja shkonte deri në 20% të numrit të përgjithshëm të tyre. Disa seksione rezultuan tërësisht inekzistente, ose vetëm me një apo dy anëtarë. Kjo situatë gjerësisht shpjegohet, mes te tjerave, si e trashëguar nga procesi zgjedhor brenda partisë në vitin 2013.

Si rrjedhojë nuk u sigurua mbulimi i teritorit dhe i ndarjeve të reja të qendrave të votimit. Kjo solli dobesi, shpesh here te renda, ne kontaktin personal me zgjedhesit, qe eshte edhe celesi i nje fushate zgjedhore te suksesshme.

4.1.b. Kohezioni i Struktures

Në disa degë, kohezioni i strukturës u cënua pasi nuk u manaxhuan, apo nuk u mbajtën në kontroll fërkimet mes individëve apo flukseve të mbartura nga gara zgjedhore brenda partisë, si dhe nga gara mes kandidatëve potencial. Ky fenomen prodhoi konflikte që në disa raste preku dhe nivelet e larta të drejtimit të degëve.

E njëjta frymë rivaliteti u reflektua në nivelin e angazhimit të ish-drejtuesve të seksioneve dhe grupseksioneve, çfarë nuk siguroi mobilizimin dhe kontributin e përvojës së trashëguar në administrimin e zgjedhjeve.

Tërësia e këtyre fenomeneve shkaktoi vështirësi në sigurimin në kohë të kapaciteteve njerëzore për administrimin e procesit me komisionerë, vëzhgues dhe grupe mbështetëse.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY