Kryeministri ka një porosi më shumë për tifozët se sa për lojtarët: Mos na prishni punë.
Ja postimi:
“Kuqezinjtë përballë fqinjëve serbë të enjten 8 tetor ora 20.30 në Parkun e Kryeministrisë. Fitorja na çon direkt në Francë 2016. Barazimi është një tjetër hap drejt Europianit. Humbja lë gjithçka të hapur. Por mbi të gjitha, duhet të fitojë imazhi i Shqipërisë mikpritëse, dinjitoze, europiane, në një ndeshje futbolli ku e tërë bota perveç nesh, nuk do të shohë rezultatin e ndeshjes po mbarëvajtjen e takimit të kthimit në Shqipëri, një vit pas shpërthimit të dhunshëm në fushën e Beogradit. Prandaj le të nderojmë traditën shqiptare dhe ambicien europiane, duke dhënë një provë bindëse se ky është vendi i të ardhmes jo fushëbeteja e të shkuarës.”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/