Ditën e enjte, në datën 8 tetor 2015, Akademia Suedeze, ka lajëmruar dhënien e çmimit NObel, për Letërsinë.
“Lutjet e veçanta, parashikimet dhe spekulimet do të marrin fund në mesditën e kësaj të enjteje”, kështu e ka komentuar “The Guardian” lajmin pas zbulimit nga Akademia Suedeze të ditës së saktë të shpalljes së këtij çmimi prestigjioz.
“The Guardian” komenton, duke iu referuar favoritëve, edhe sipas parashikimeve të listës së basteve (Ladbrokes), që deklaron parashikimet e çdo viti për fituesit e Nobelit. “The Guardian” citon se Çmimi Nobel është i paparashikueshëm, ndërkohë që kujton rastet kur një pjesë e fituesve kanë qenë favoritë në listat e basteve, ndërsa më pas kanë marrë çmimin.
Britanikja “The Guardian” kujton romancieren algjeriane, Assia Djebar: gruan e parë të cituar si favorite nga lista e basteve, e cila u shpall Nobel në 2012-n. Kujtojmë ndërkohë se 2012-n ka qenë në krye të parashikimeve si favorit për Çmimin Nobel në Letërsi edhe shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare. Ndërsa këtë vit koeficientët e basteve që i janë dhënë Kadaresë e kanë zbritur atë nga lista e favoritëve kryesorë, duke e renditur në vendin e 7-të, shanset e të cilit variojnë nga 17/1.
“The Guardian” nuk e përmend ndër favoritët. Megjithatë, ka pasur edhe fitues të Nobelit që nuk janë përmendur fare si favorit në media para se të merrnin çmimin, siç është rasti i fituesit të Çmimit Nobel për Letërsi 2012, Patric Mondiano. “The Guardian”, duke dhënë lajmin për datën e shpalljes së Çmimit Nobel për Letërsi 2015 shkruan: “Vendimi i Akademisë Suedeze për fituesin e këtij viti të çmimit më të madh letrar (siç është vetë Nobel) parashikohet të jetë një vendim i papritur”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/