Policia e Tiranës, bënë të ditur se për sigurimin e rendit dhe të qetësisë si dhe garantimin e sigurisë në zhvillimin e aktivitetit sportiv Shqipëri – Serbi, ka ndërmarrë disa masa për bllokimin e disa segmenteve rrugore më datë 07-08 Tetor 2015 në Tiranë.
Drejtoria e Tiranës kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe gjithë përdoruesve të rrugës të shmangin kalimin në segmentet e përcaktuara si edhe të përdorin aksin rrugor nga autostrada për te mbërritur në qytetin e Elbasanit.
Ky është një njoftim sensibilizues ,njoftim më të plotë mbi masat e marra do të nxjerrë Drejtoria e Policisë Shtetit ditën e nesërme.
Do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore
Data 7 tetor 2015
Duke filluar nga ora 17:00 – 20:00 segmenti rrugor, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga “Ura e Lanës” në sheshin “Skëndërbej” do të qëndrojë i bllokuar.
Bllokim segmenti përkohësisht do të ketë nga “Rinasi” – “Qafë Kashari”, n ë autostradën Tiranë – Durrës, si dhe rrugët dytësorë , duke vijuar te mbikalimi i Kamzës, rruga “Dritan Hoxha”, rruga “29-Nëntori”, rruga e “Durrësit”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Ismail Qemali” deri te rruga e “Elbasanit”
Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe nuk do te lejohet kalimi i këmbësoreve pranë Hotel “Sheraton’’ dhe Universitetit të Arteve si dhe nuk do te lejohet parkimi i automjeteve në sheshin “Italia”.
Bllokimi do të vazhdojë në të gjitha segmentet të cilat lidhen me Hotel “Sheratonin”.
Data 8 tetor 2015
Nga ora 12:00 – 19:00, do të bllokohet segmenti rrugor nga rruga “Dervish Hima”, rruga e “Elbasanit”, tuneli i Elbasanit ku nuk do të lejohen kalimi mjeteve deri në përfundim të aktivitetit sportiv në qytetin e Elbasanit.
Drejtoria e Tiranës kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe gjithë përdoruesve të rrugës të shmangin kalimin në segmentet e përcaktuara si edhe të përdorin aksin rrugor nga autostrada për te mbërritur në qytetin e Elbasanit.
Ky është një njoftim sensibilizues ,njoftim më të plotë mbi masat e marra do të nxjerrë Drejtoria e Policisë Shtetit ditën e nesërme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/