Ministri i Drejtësisë Nasip Naço konfirmon ndryshimet në qeveri

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço konfirmon ndryshimet në qeveri

98
0
Shares

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, konfirmoi se edhe ai do të jetë pjesë e ndryshimeve në kabinetin qeveritar, nevojën e të cilave e theksoi një ditë më parë edhe Ilir Meta. Naço nuk mohoi se pasardhës i tij në krye të Drejtësisë mund të jetë Saimir Tahiri.
Nasip Naço konfirmoi, ndonëse indirekt, se ndryshimet e pritshme në Qeveri do të prekin edhe postin e tij në krye të Ministrisë së Drejtësisë.
Naço nuk mohoi se impulset e reja mund të sjellin si pasardhës të tij Saimir Tahirin, por preferoi të perifrazojë Ilir Metën.
Këto deklarata erdhën në përfundim të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku ministri ishte thirrur për të prezantuar draftin mbi të drejtat e të ndaluarve në burgim dhe paraburgim.
Vala e impulseve të reja që pritet ta përfshijnë duket se e kishte irrituar ministrin, që u shfaq nervoz përball vërejtjeve për projektligjin që i erdhën edhe nga mazhoranca.
Gjatë mbledhjes, opozita akuzoi Qeverinë se po krijon një klimë represive ndaj qytetarëve. Paraardhësi i Naços në krye të Drejtësisë, demokrati Eduard Halimi, citoi një shkresë të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Artan Didi, përmes të cilës informonte Kuvendin mbi numrin e personave të ndalur gjatë vitit 2014 në valën e operacionit për energjinë elektrike.
Sipas demokratëve, mbipopullimi i ambienteve të burgimit dhe paraburgimit dhe trajtimi i të dënuarve, është një shqetësim i shprehur edhe në një raport të fundit të Këshillit të Europës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY