Kthehen nga gjermania 395 azilkërkues shqiptarë

Kthehen nga gjermania 395 azilkërkues shqiptarë

66
0
Shares

Vazhdon kthimi i azilantëve shqiptarë nga Gjermania. Ambasada gjermane njoftoi sot se 395 persona do të riatdhesohen gjatë kësaj jave.

Oraret e fluturim janë publikuar dhe bëhet me dije se që prej ditës së sotme do të nis kthimi i azilkërkuesve. Sot vjen një grupi i parë prej 75 personash, që do të pasohet me grupe të tjera në datat 7-8-9 tetor.

Pas sirianëve shqiptarët janë të dytët që po emigrojnë më shumë në Gjermani, duke kaluar edhe serbët edhe kosovarët me kërkesat për strehim dhe punësim.

Në 7 muajt e parë të vitit në Gjermani emigruan mbi 38 mijë shqiptarë nga Shqipëria. Pas tyre vijnë 33 mijë shqiptarë nga Kosova dhe 20 mijë serbë, 10 mijë nga Mqedonia dhe 5 mijë nga Bosnja.

Numri i emigrantëve shqiptarë në Gjermani u rrit gjatë gushtit deri në 8 mijë e 300 vetë, gati njëlloj sa sirianët ose 4 herë më shumë se sebët, ndërkohë që emigrimi i Kosovës dhe Maqedonisë shënoi ulje të lehtë.

Kryeministri Edi Rama tha se Gjermania ka nevojë për punonjës të shkolluar me profesione, si shkolla profesionale e infermierëve që u përurua dje.

Datat e fluturimeve

Në datën 06.10, ora 14:35 – rreth 75 persona

Në datën 07:10, ora 14:10 – rreth 140 persona

Në datën 08:10, ora 13:45 – rreth 80 persona

Në datën 09.10, ora 13:40 – rreth 100 persona

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY