Gjykimi i Myqerem Tafajt, hidhet shorti, zbardhen emrat e pesëshes së Kolegjit...

Gjykimi i Myqerem Tafajt, hidhet shorti, zbardhen emrat e pesëshes së Kolegjit Penal

62
0
Shares

Në Gjykatën e Lartë është hedhur sot, shorti i përzgjedhjes së Kolegjit Penal, që do të gjykojë, deputetin e PD-së, ish-ministrin e Arsimit, Myqerem Tafaj.
Sipas këtij shorti, mësohet se Kolegji Penal do të përbëhet nga, Tom Ndrca relator dhe Evelina Qirjako, Artan Broci, Majlinda Andrea dhe Shkëzen Selimi, anëtarë.
Myqerem Tafaj do të gjykohet për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” që lidhet me detyrën e tij të mëparshme si ministër i Arsimit.
Sipas prokurorisë, deputeti Tafaj ka shpërdoruar detyrën pasi në kundërshtim me ligjin ka certifikuar disa fakultete për ish-Universitetin “Vitrina”.
Prokurorët thonë se nuk është arritur të provohet nëse ish-ministri Tafaj ka përfituar të mira materiale.
Deputeti Tafaj do të gjykohet në gjendje të lirë në Gjykatën e Lartë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY