Gjykata e Krimeve të Rënda, ka lënë sot nën masën “arrest në burg”, Amarilda Lekën.
Amarilda Leka e akuzuar ushtrim të ndikimit të paligjshëm te gjyqtarët. Leka kërkonte para në këmbim të lirimi të të burgosurve.
Ish-sekretarja e ministres Milena Harito, u arrestua disa ditë më parë, pasi i kishte marrë 24.5 mijë euro, një personi, nën pretekstin se do ti nxirrte vëllanë nga burgu. Pasi mori shumën, Amarilda jo vetëm që nuk arriti të nxjerr të dënuarin nga qelitë, por i shmangej edhe vëllait të tij, që kishte paguar 24.5 mijë euro.
Në këto rrethana ai denoncoi në polici e cila pas hetimeve paraprake arrestoi Amarlidën. Ajo u prangos në flagrancë 2 ditë më parë, kërkoi 25 mijë euro.
Hetimet ndaj Amarilda Lekës kanë nisur prej dy muajve. Ajo merrte paratë dhe i shpenzonte për luks. Hetimet për 29 vjecaren do të vazhdojnë për veprën penale të mashtrimit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/