Të paktën 7 persona u arrestuan mes tyre edhe zyrtarë të lartë të Hipotekës sot pasdite nga policia antikorrupsion në drejtorinë e Tiranës. Bëhet fjalë për mashtrim me qëllim rrëmbimin e pronave në Petrelë, një nga pjesët më të lakmuara të periferisë së Tiranës.
Pas një pune të mirëorganizuar nga seksioni për Korrupsionin në Drejtorin e Policisë së Qarkut Tiranë, është finalizuar me sukses operacioni “Petrela”, ku është bërë e mundur arrestimi në flagrancè i shtetasve:
1. Flora Xhillari, 65 vjec, lindur dhe banues në Tiranë, me detyrë shefe e zonë Nr.5 pranë ZRPP Tiranë.
2. Argid Alikaj, 29 vjec, lindur e banues në Tiranë, me detyrë Speclist Jurist pranë Zonën Nr.5 në ZRPP Tiranë
3. Ledion Mastori, 36 vjec, lindur e banues në Tiranë , me detyrë Specialist Jurist pranë Zonën Nr.5 në ZRPP Tiranë,
4. Genci Sula, 37 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me detyrë specialist i zyrës së menaxhimit dhe mbrojtjes së Tokës në Njësinë Administrative Petrelë,
5. Ilir Rrushi, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, rruga “Selim Brahja” Tiranë
6. Xhevahir Hyka, 51 vjeç, lindur dhe banues ne Tirane, i cili ka kryer denim me dy vite heqje lirie dy vite me pare për fallsifikim dokumentash .
7. Alban Dushku, 37 vjeç, lindur dhe banues në Tirane.
Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij proçedimi penal, ka rezultuar se shtetasit Alban Dushku në bashkëpunim më shtetasit Xhevahir Hyka dhe Ilir Rrushi kanë fallsifikuar tërësisht dokumentat e pronës së shtetasit G.H, ku për pasojë i kanë tjetërsuar pronësinë me numër kadastral 3517 me pasuri nr.67/16, me adresë fshati Stërmas Petrelë në adresën fshati Lundër të një sipërfaqe prone prej 4.000 m2 me vlere 600 mije Euro
Sa më sipër referuar veprimeve proçeduriale të deritanishme, rezulton se shtetasit Alban Dushku në bashkëpunim me shtetasit Xhevahir Hyka dhe Ilir Rrushi, pasi kanë falsifikuar tërësisht dokumentacionin e pronës me të dhënat e mësipërme kanë ushtruar ndikim tek punonjësit të ZVRPP Tiranë, për paisjen me çertifikatë pronësie në mënyrë të kundraligjshme.
Theksojmë se shpërdorimi i detyrës së punonjësve të ZVRPP (Hipotekës) si edhe fallsifikimi i dokumentave dhe tjetërsimi i pronës nga ana e shtetasve Alban Dushku në bashkëpunim më shtetasit Xhevahir Hyka dhe Ilir Rrushi, provohet me sekuestrimet e dokumenteve pranë ZVRPP Tiranë, në Njësinë Administrative Petrelë, dhe sekuestrimet pranë noterëve të ndryshëm etje.
Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Shpërdorim detyre i personave që ushtrojnë funksione publike i kryer në bashkëpunim, fallcifikim i dokumentave”, parashikuar nga neni248, 186/2 dhe 25 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/