Kandidati për deputet i Lezhës, Eduard Ndocaj i ka dorëzuar një kërkesë sot KQZ parmes të cilit i kërkon informacion rreth procedurave të zëvendësimit të deputetit të dorëhequr, Arben Ndoka.
Ndocaj pret një përgjigje për 4 pyetjet e mëposhtme:
“Nga momenti që Arben Ndoka ka prezantuar para Komisionit përkatës të Kuvendit (Komisionit të Mandateve) jo më vonë se 30 ditë Kuvendi duhet të njoftojë KQZ për krijimin e vakancës.
Kërkesat e mia si Kandidat i PS, si zv. Kryetar i PDK dhe si qytetar i Lezhës janë si më poshtë:
1. A e ka dorëzuar z. Arben Ndoka kërkesën e tij para Komisionit të Mandateve të Kuvendit të Parlamentit për të hequr dorë nga mandati?
2. Nëse e ka bërë një gjë të tillë çfarë date mban ajo?
3. Kuvendi a ka paraqitur kërkesën tek KQZ brenda 30 ditëve për të krijuar vendin e vakancës dhe nëse e ka dorëzuar çfarë date e numër protokolli mban?
4. A po respektohet Kodi Zgjedhor dhe Kushtetuta për zëvendësimin e mandatit të dorëzuar nga Arben Ndoka?”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/